IKMT prish 9 biznese pa leje në Jalë, policia shoqëron me forcë 7 pronarë

  • 6 years ago
VLORË- Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, ka nisur një aksion sot në mëngjes për prishjen e 9 bizneseve të ndërtuara pa leje në vijën bregdetare të Jalës. Objektet e prishura nga IKMT janë kryesisht biznese në fushën e hotelerisë dhe shërbimeve. Inspektoriati sqaron se këto biznese janë njoftuar që prej 15 korrikut për prishjen, dhe iu është bërë thirrje të largoheshin pasi këto objekte nuk mund të legalizohen pasi ndërtimet janë bërë në tokën e ushtrisë. Report Tv ka raportuar se pronarët e bizneseve kundërshtuan prishjen e ndërtesave të tyre. Ata thonë se nuk janë njoftuar për këtë aksion. Disa prej tyre kanë dalë kundër këtij aksioni janë përplasur me policinë dhe kanë thënë se po tentohet që të nxirren me dhunë. Policia shoqëroi në Komisariat 7 nga pronarët që kundërshtuan ndërhyrjen e IKMT-së dhe Policisë së Shtetit.

Recommended