IKMT nis shembjen e shtëpive në zonën e Medresesë! Banorja: Na nxorën jashtë pa vendim gjykate

  • 4 years ago
TIRANE- Disa familje në kryeqytet kundërshtojnë prishjen e banesave në zonën e Medresesë.

Mëngjesin e sotëm tek zona e njohur si ish-kopshti banorët janë konfliktuar me forcat e policisë të vendosura në zonë për të garantua mbarëvajtjen e punës së IKMT-së. Banorët thonë se janë nxjerrë nga shtëpitë pa dalë vendimi i gjykatës.Nga ana tjetër gazetari Merin Maçi thotë se Bashkia e Tiranës pretendon se banorët janë lajmëruar në kohë për të liruar banesat.Një banore e shtëpive që do të shemben nga IKMT në zonën e Medresesë ka akuzuar autoritetet se kanë nisur punën pa dalë ende vendimi i gjykatës. Ajo tha se nuk do të pranojnë asnjë program për strehim social.

"Në shkresën që është sjellë për lirim, nuk jepet asnjë informacion se për çfarë do të shërbejë godina. Ne mendojë se këtu ka një plan më të madh ndërtimor. Ka tre vendime të vitit 1994, që i kthejnë pronarëve tokën përreth. Historiku është shumë i thjeshtë. Ajo ka qenë bahçe ku është rritur gjyshi im. Vlera e investimit që ne kemi hedhur në këtë tokë e kalon shumëfish vlerën që ka pasur. Ka një zhvatje dhe makinacion që po bëhet duke filluar që nga autoritet, kryetari i bashkisë dhe më pas me ca firma u kalua në pronësi të bashkisë. Pati një komision që është ngritur për vlerësimin. Gjendja në fjalët e tyre nuk ka më ekzistencë të kopshtit. Toka e këtij objekti është 1200-1300 m katrorë. Nuk na kanë ofruar kompensim për pronën tonë. Na kanë sjellë një program të strehimit social. Ato programe t'ia dërgojnë atyre që kanë ngelur jashtë nga tërmeti. Ne kërkojmë pronën. Ne ishim porositur nga policia që të ruanim qetësinë por ata nuk e ruajtën vetë qetësinë. I trajtuan ashtu gra dhe vajza në mënyrë skandaloze. Nëse do pritej data 6 do e respektonim vendimin dhe do dilnim. Këta nuk presin dot një vendim gjykate. Kjo për ne është shumë e çuditshme", tha banorja për Report Tv.

Recommended