Nis shembja e shtepive pa leje te “Astiri”

  • 6 years ago
Nis shembja e ndërtimeve pa leje në zonën e ?Astirit? në Tiranë që i hap rrugë realizimit të projektit të Unazës së Madhe. 2 familjet e para janë zhvendosur në banesat sociale dhe menjëherë Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka shembur shtëpitë e tyre në këtë zonë.

Vendimi është përshëndetur menjëherë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Më herët kryebashkiaku lajmëroi se janë gjithsej 23 familje të Unazës së Re, që kanë plotësuar dokumentet pranë Bashkisë për mbështetje sociale.

" Nga 59 dosje të atyre që s?kanë asnjë letër sot, kopsitën dosjet e tyre 23 familje, thuajse gjysma".

Në një takim të Forumit të Gruas Socialiste, Veliaj u bëri thirrje banorëve të mos u besojnë premtimeve të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të cilin e akuzoi se po e përdor këtë çështje për interesa personale.

"E patë Lulin me Kukësin? Ku është sot? Ju la në baltë! E patë Lulin te çadra? Ku është sot? I la në baltë, i përdori e i la në baltë! E patë Lulin te Teatri? Ku është sot për Teatrin? I la në baltë! Miqtë e mi, në dallim nga ne, ata vetë kanë një Kryetar partie që çdo gjë e ka kthyer në pazar. Unë kam punuar në Bashkinë e Tiranës, një pjesë e kolegëve kanë punuar në Bashkinë e Tiranës, u bë 3 vjet që punojmë aty dhe kemi parë se 80% të tenderave të Bashkisë së Tiranës merren nga?Victoria Invest?, firma e Lul Bashës. Nuk po i hyj në hak, është një nga 3 fituesit e rrugës, pyetja është: Si nuk e përmend asnjëherë? Pra, pasi e merr pazarin e vet, thotë: Duhet bërë dhe një protestë tani, të shkojmë për sy e faqe dhe do Zoti harrohet siç u harrua Kukësi, Teatri, çadrat?.

Gjatë ditës Veliaj inspektoi edhe disa nga banesat sociale në Shkozë, të cilat janë bërë gati të presin familjet e zonës së Astirit. Për banorët që kanë ndërtuar pa leje, por që nuk do të pranojnë banesat sociale është alternativë trajtimi për 3 vjet me bonus qiraje.

Tv Klan