Shijak/ Nis shembja e 30 pallateve të dëmtuar nga tërmeti, Rama: Ja si do të rindërtohet zona

  • 4 years ago
SHIJAK- Ditën e sotme ka nisur shembja e pallateve të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit në zonën e Shijakut. Në këtë qytet janë 30 pallate që do të shemben, ndërsa aty kanë mbërritur fadromat ku kanë nisur punën e shembjes.


Në Shijak ka mbërritur edhe Kryeministri Rama për operacionin e rindërtimit. Ndërkohë në një prononcim për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, kryeministri Edi Rama tha se me rindërtimin e ri, Shijaku do të rikthehet në një zonë turistike.

? Jam shumë i kënaqur se Shijaku pati një goditje të fortë. Të gjithë këto godina u bën të pabanueshme. Kryetari i bashkisë dhe ministri i rindërtimit me grupin e arkitektëve kanë bërë një punë fantastike. Një lagje krejt e re. Me godina të standardeve më të mira për jetesën. Me shkolla të reja e shërbime të një niveli tjetër. Edhe ata që kanë pasur dyqane e pika të ndryshme shërbimesh. Shijaku ka qenë i shkëputur nga sezoni turistik por me këtë transformim do të bëhet një pikë e turizmit të zonës. Dhënia me qira e hapësirave gjatë sezonit.? tha kryeministri Rama.

A ka përfunduar faza e tenderimit?

?Kemi aprovuar planin dhe tani jemi në proces me FSHZH për ndërhyrjet në infrastrukturë dhe për bllokun e banimeve. Është në proces. ? tha Rama.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Shijak#ediramaal#TopChannel

Recommended