Favorizuan 37 objekte pa leje, 17 te arrestuar

  • 4 years ago
Favorizuan të paktën ndërtimin e 37 objekteve të paligjshme, kryesisht shtesa në objekte 1 deri në 4 kate, magazina, biznesi, banimi etj. në kohë dhe vende të ndryshme.
Hetimi i nisur 7 muaj më parë nxorri zbuluar 9 zyrtare të lartë të policisë lokale, nënpunës të IKMT-së, INUV-it Durrës, Shijak dhe Manzës.
Të arrestuarit, mes tyre dhe shefi i Rendit në Policinë e Shijakut Besnik Domi, nëpërmjet një mekanizmi korruptiv, duke shfrytëzuar postin me mosveprimin e tyre kanë favorizuar dhe lejuar ndërtime të shumta të paligjshme kryesisht përgjatë vitit 2019.
Kanë qenë denoncimet e qytetarëve ata që kanë zbuluar paligjshmërinë, ku ndërtuesit, njëkohësisht edhe përfitues kanë shmangur zbatimin e legjislacionit në fushën urbanistike dhe sigurimit teknik të tyre.
Abuzimi në detyrë konsiston në favorizime të ndërtimeve pa leje, falsifikime dokumentesh, fshehje dhe manipulim të ngjarjeve, pengimin e zbulimit të së vërtetës dhe fakteve kriminale, mosraportime të ngjarjeve kriminale, mos evidentim të kallëzimeve të shtetasve sipas detyrimeve ligjore etj.
Policia thotë se nëpërmjet aplikimit të metodave speciale u dokumentua me prova ligjore veprimtaria e kundraligjshme e të arrestuarve, të cilët duke keqpërdorur atributet që u jepte detyra dhe funksioni, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, por dhe me shtetas të tjerë, kanë konsumuar veprën penale të ?Shpërdorimit të detyrës? dhe ?Ndërtim të paligjshëm, në bashkëpunim?, e shtrirë në kohë dhe vende të ndryshme.
Hetimet pritet të shtrihen edhe tek të tjerë persona, të cilët janë përfshirë në këtë veprimtari.
Sakaq, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, të përbërë nga prokurorë dhe hetues të Drejtorisë së Hetimit të SHÇBA.