Ora News - Borxh për ushqime, shqiptarët marrin hua tek të afërmit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Familjet shqiptare marrin borxhe tek të afërmit për blerje ushqimesh. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë në 6 muajt e parë të këtij viti, kjo formë e huamarrjes zë 40 % të rasteve.
Ndërsa pas kësaj renditet huamarrja blerje/riparim prone dhe zhvillim biznesi.
Në 38% të rasteve të huamarrjes, familjet i janë drejtuar burimeve formale banka dhe institucione jobankare në formën e produkteve të kredisë dhe në 62% të rasteve i janë drejtuar burimeve joformale, kryesisht në cash që i marrin tek të afërmit ose tek miqtë.
Krahasuar me një 6-mujor më parë, vihet re një tendencë drejt formalizimit të borxhit.
Në raportin e stabilitetit financiar konstatohet se familjet shqiptare fitojnë më pak sesa shpenzojnë.
Në 6 muajt e parë të 2017 , niveli i të ardhurave të familjeve dhe niveli i shpenzimeve kanë qenë në rritje por rritja e shpenzimeve ka rezultuar më e madhe duke sjellë ngushtim të balancës financiare të ardhura-shpenzime.
Shumica e familjeve huamarrës rreth 78% e tyre nuk presin ndryshim të aftësisë paguese edhe në gjysmën e dytë të vitit 2017.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/ekonomi/borxh-per-ushqime-shqiptaret-marrin-hua-tek-te-afermit/

Recommended