Ora News - Evakuohen banorët e pallatit, strehohen tek të afërmit dhe në konvikt

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia ka evakuuar banorët e pallatit 5 katësh në lagjen "Punëtori" të Gjirokastrës, i cili rrezikonte nga shembja për shkak të rrëshqitjes së tokës. Zhvendosja e tyre u bë në mesnatë nga policia bashkiake, shërbimi zjarrëfikës dhe forcat e rendit.

Mësohet se dy prej familjeve kanë refuzuar të lënë banesat e tyre. Banorët kanë kundershtuar largimin me argumentin se nuk mund te vijë policia gjate oreve te mesnates. Ndërsa pjesa tjetër janë sistemuar përkohësisht tek familjarët e tyre dhe në konviktin e shkollës pedagogjike.

Kryetarja e bashkisë Gjirokastër, Zamira Rami, e cila mblodhi dhe shtabin e emergjencave mbrëmjen e së dielës, 7 janar 2017, ka deklaruar se banorët do të qëndrojnë larg banesave të tyre të paktën deri të martën kur pritet të mbërrijë nga Tirana studimi gjeologjik mbi rrëshqitjen e tokës që do të përcaktojë nëse rrezikon apo jo shembja e pallatit.

Për më shumë lexoni në:

http://www.oranews.tv/article/policia-zbarkon-ne-lagjen-punetori-evakuimin-e-banoreve

Recommended