Ora News - Maqedonia voton për emrin, Milo e Krasniqi: Shqiptarët të marrin pjesë masivisht!

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Historianët dhe intelektualët shqiptarë i bëjnë thirrje bashkëkombësve të tyre në Maqedoni të marrin pjesë në referendumin e 30 shtatorit. Afrim Krasniqi, Paskal Milo dhe Arsim Sinani shprehen se votimi i emrit Maqedonia e Veriut sjell forcimin e të drejtave të tyre. Madje referendumi shihet dhe si një precedent pozitiv në dialogun Kosovë-Serbi.

Referendumi për çështjen e emrit i cili pritet të mbahet me 30 shtator në Maqedoni ka intensifikuar përpjekjet e ndërkombëtarëvë për të mbështetur procesin, i cili konsiderohet deciziv për anëtarësimin në NATO.

Intelektualët në Shqipëri janë të unifikuar në qëndrimin e tyre, ku i bëjnë thirrje shqiptarëve të marrin pjesë masivisht në referendum.

Madje për historianin Milo kjo mund të jetë edhe një precedent për zgjidhjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Milo: Kjo marrëveshje mund të shërbejë edhe si nxitje për përmbylljen e bisedimeve disa vjeçare mes Kosovës dhe Serbisë dhe finalizimin e shpejtë të paketës së marrëveshjeve midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Krasniqi: Obsioni më i mirë i mundshëm për shqiptarët ngelet pjesmarrja dhe vota pozitive.

Kryetari i lëvizjes Besa në Maqedoni, i cili bën pjesë e opozitës, thekson se pjesmarrja në referendum do t?i kthejë shqiptarët në vendin ku i takon.

Kasami i bëri thirrje Tiranës zyrtare të tregohet më aktive në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/maqedonia-voton-emrin-milo-e-krasniqi-shqiptaret-te-marrin-pjese-masivisht

Recommended