Zbehet entuziazmi/ Shqiptarët marrin dy deputetë në parlamentin serb - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjatë orëve të fundit ka pasur të dhëna kontradiktore në lidhje me numrin e deputeteve që shqiptarët e Luginës së Preshevës do të dërgonin në parlamentin serb.Ndonëse mbrëmjen vonë të dielën u shpërndane informacione se lista e përbashkët e partive shqiptarë ka marrë katër mandate, të dhënat zyrtare të mengjesit të kësaj të hënë, e përgjysmojnë numrin e deputeteve në vetëm 2.Lajmi u konfirmua edhe nga analisti shqiptar nga Bujanoci, Nexhat Behluli në një lidhje që pati me emisionin e mengjesit në Vizion Plus, ?7 pa pesë?.Një rezultat që ul pak entuziazmin në fakt, ndonëse sërish mund të konsiderohet sukses unifikimi i spektrit politik shqiptar në Luginë dhe për më tepër fitimi I një mandate më shumë në raport me legjislaturën e fundit ku patëm vetëm një deputet.Ketë herë në parlamentin serb, shqiptarët e Luginës do të përfaqësohen nga Shaip Kamberi dhe Argjend Bajrami.Deri tani në Serbi janë numëruar 96% e votave dhe 4% i mbetur nuk do të ndryshojë asgjë mesa duket, as për shpresën e marrjes së mandatit të trete.Zgjedhjet në Serbi u fituan me rreth 64% të votave nga partia e Presidentit Vucic e cila deri tani ka marrë 191 deputete nga 250 që ka në total.

Recommended