Ora News - Tridhetë e pesë fëmijë në Bradashesh të Elbasanit nuk shkojnë në shkollë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prej një jave, 35 fëmijë të Bradasheshit në Elbasan nuk shkojnë  në shkollë.

Prindërit e tyre thonë se transporti për në shkollën 5 kilometra larg nuk është më falas këtë vit siç ka qenë më parë. Ata ankohen se e kanë të vështirë që të përballojnë pagesën e transportit ndërsa apelojnë për një zgjidhje.

"Këtu janë 50 familje. Punë jo, ambulancë jo, fëmijët i kanë çantat të rënda. Rruga është shumë e keqe"   

Transporti i fëmijëve në shkolla është një problem mbetet një problem i përhershëm për fëmijët e kësaj zone ndërsa drejtoria arsimore po punon për të negociuar për uljen e çmimit.

"Kemi kontaktuar me banorët e fshatit Bradashesh dhe me personin që ka linjën e transportit të udhëtarëve për linjën Elbasan- Bradashesh që të gjejmë një zgjidhje.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/tridhete-e-pese-femije-ne-bradashesh-te-elbasanit-nuk-shkojne-ne-shkolle/

Recommended