Ora News zbardh dosjen - Si ndodhi përplasja në Elbasan dhe “zhdukja” e shoferit
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ora News zbardh me detaje çfarë ka ndodhur më 18 shtator në Elbasan. Si ndodhi përplasja e mjetit të policisë tek dera e tregut Agroushqimor në pronësi të biznesmenit Petrit Çela? Kush ishte dhe si arriti të largohej djaloshi me kapele i cili përplasi makinën e policisë duke rrezikuar jetën e efektivëve?
Për këtë ngjarje gjykata dha masën e sigurisë ?arrest me burg? për Valmir Dedjan, 44 vjeç, roje i tregut agro-ushqimor në pronësi të biznesmenit Petrit Çela dhe për Ledio Zabeli, ndërsa u la në arrest shtëpie Klement Xhaferri. Në kërkim është shtetasi i dyshuar Suel Çela.
Kontrolli i Range Roverit dhe thirrja për të ndaluar
Ngjarja nis në orën 20:00 në lagjen Syrja Dylgjeri në rrugë, para derës së Tregut Agroushqimor të Elbasanit.
Makina e policisë me targë MB002AA, me katër oficerë policie brenda, njëri prej të cilëve zëvendësdrejtori i Policisë Qarkut Elbasan, kishte ndaluar për kontroll automjetin tip Range Rover me targë AA040OJ, I cili po lëvizte drejt Zaranikës.
Makina drejtohej nga Endri Çopja ndërsa Ledio Zabeli ishte pasagjer në vendin e parë.
Më parë këtij automjeti i ishte bërë thirje të ndalonte, dhe ai kishte ndaluar përpara derës së tregut Agroushqimor, informon Ora News.
Dyshimet që lindën nga radioja e policisë
Policia ishte vënë në ndjekje të këtij mjeti, pasi policët i kishin parë në dorë Ledio Zabelit një radio si ata të policisë.
Kur kanë ndaluar makinën policët kanë kërkuar të shohin radion që Ledio mbante në dorë. Në këtë moment Ledio Zabeli kishte tentuar tia linte radion e dorës, rojes së tregut Agroushqimor, Valmir Dedja, por policët nuk e kishin lejuar ta bënte këtë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/si-ndodhi-perplasja-ne-elbasan-dhe-zhdukja-e-shoferit/
Recommended