Ora News - Mungojnë librat, nxënësit në Çermë nuk pajisen me tekste

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
11 shtatori ishte dita e parë e shkollës dhe tashmë të gjithë nxënësit duhet të ishin pajisur me libra. Nuk ka ndodhur kështu në Shkollën e Mesme te Bashkuar në Çermë, ku rreth 600 nxënës kanë mungesa të theksuara në tekste shkollore. Çdo klasë ka mungesa deri në katër pesë libra, të cilët duhet të ishin marrë që pa nisur sezoni arsimor. Nxënësit shprehen se shitesi i librit ka qenë vetem një herë për të dhënë tekste dhe kur nxënesit shkojnë në Lushnje për të marrë libra në magazinën e shpërndarësit ky i fundit u thote se nuk ka tekste.
Nxënësit: ?Për librat na thonë që duhet të shkoni t?i merrni në Lushnje dhe kur shkojmë atje na thonë kanë mbaruar, ose duhet t?i gjeni të vjetra ose fotokopjoini.
Gazetari: Ka ardhur shpërndarësja e librit këtu?
Nxënësit: Po erdhi kur ishte duke filluar shkolla dhe u shpërndanë librat e klasës së nëntë dhe pastaj s?kishte më . Na mungojnë disa libra nuk ka më?.
Nga ana e tij, drejtori i shkollës jashtë kamerave tha se e njeh problematiken qe shkakton mungesa e librave por kjo vjen si pasojë e shpërndarësit të librit, i cili nuk ka sjelle tekstet që mungojnë.
Monopoli i një shpërndarësi të vetëm në rrethin e Lushnjes ndër vite ka sjellë mungesa në libra. Shkolla e Çermës nuk është e vetmja që vuan këtë gjendje, por aty mungesat janë masive edhe dy javë pas nisjes së shkollës.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/mungojne-librat-nxenesit-ne-cerme-nuk-pajisen-me-tekste/

Recommended