Ora News - Mungojnë ilaçet, lista u miratua në korrik por nuk gjenden në farmaci
  • 5 years ago
#rtvora

Edhe pse që prej muajit korrik është miratuar lista e ilaçeve të rimbursuara, shumë nga medikamentet ka mungesë në treg. Mungesat prekin medikamente të ndryshme, ku problem mbeten antibiotikët, ilaçet për të sëmurët me diabet si dhe sëmundjet e zemrës. Një gjë të tillë e konfirmojnë edhe qytetarët që në shumicën e rasteve, siç shprehen ata, detyrohen ti porosisin jashtë Shqipërisë tek të afërmit e tyre.

Mungesa e medikamenteve në tregun farmaceutik është kthyer sërish në një problem për pacientët.

Më të prekur shprehen ata që përfitojnë nga lista e barnave me rimbursim, kryesisht të sëmurët diabetikë dhe ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës.

Lista e ilaçeve të rimbursuara është miratuar që në korrik por medikamentet mungojnë prej shumë kohësh.

"Mungojnë ilaçet për diabetin. Shyqyr që kemi fëmijët jashtë që sjell ilaçet për gruan time" thotë një qytetar.

"Ne shkojmë hajde pas një jave, hajde pas dy javësh. Këto dy muaj kam ngelur pa ilaçe" thotë një qytetare tjetër.

Për RTV Ora shprehen se në pamundësi kanë marrë dhe ilaçe pa pullën fiskale.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/mungesa-e-ilaceve-te-rimbursueshme-lista-u-miratua-ne-korrik-por-sgjenden-ne-farmaci

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended