Ora News - MAS: Cut-off-i nuk negociohet me nxënësit

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Ndërsa maturantët kanë paralajmëruar sërish protestë ditën e nesërme, Ministrja e Arsimit thotë se shqetësimet e tyre i ka adresuar në QSHA që shumë shpejt do të dalë me një konkluzion.

Zëvendësministrja Nina Guga në një mesazh për maturantët bëri të qartë se cut-off-i nuk negociohet me nxënësit por nëse rezulton se provimi ka qenë aq i vështirë sa pretendojnë maturantët, do të lëvizë për të gjithë.

Por gjithçka do të bëhet kur të analizohen rezultatet.

Ajo porositi maturantët të çlirohen nga këto probleme dhe të përgatiten për provimin e radhës të maturës shtetërore në lëndën e matematikës.

Guga: Problematikat në lidhje me testin janë adresuar në QSHA që do të analizojë në grup ekspertësh dhe do të bëjë njoftim publik për gjetjet. Cut-off-i nuk negociohet me nxënësit por ka metoda që e përcaktojnë atë. Nëse testi rezulton të ketë qenë aq i vështirë sa nxënësit nuk kanë arritur ta realizojnë, ky cut-off do të lëvizë për të gjithë. Por kjo bëhet në fund kur analizohen rezultatet.Provimi i radhës matematika, do të zgjasë 2 orë e 30 minuta edhe pse koha e nevojshme është më pak se 2 orë.Korrigjimi i testit në mënyrë digjitale është një korrigjim jo subjetiv dhe transperent që shmang çdo gabim. Ju bëj thirrje maturantëve të shfrytëzojnë kohën për tu përgatitur për prioviomin e radhës dhe të çliroheni nga shqetësimi i këtyre ditëve.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/mas-cut-i-nuk-negociohet-me-nxenesit-nese-rezulton-se-provimi-ka-qene-i-veshtire-do-levize-te-gjithe

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended