Ora News - Nesër në Tiranë “Dita pa makina”, rrugët ku do ndalohet qarkullimi

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nesër në Tiranë është ?Dita pa makina? dhe bashkia informon qytetarët për 4 segmentet ku nuk lejohet qarkullimi i automjeteve në Tiranë.
Rrugët ku do ndalohet qarkullimi i automjeteve ditën e premte do jenë:
1. ?Dëshmorët e Kombit?, segmenti përpara Pallatit të Koncerteve dhe Presidencës;
2. Rruga ?Kont Urani? (te klubi ?Heminguej?), do të bllokohet hyrja nga rruga e ?Durrësit? deri në kryqëzim me rrugën ?Mihal Duri?;
3. Rruga ?Brigada VIII? deri ne kryqëzim me rrugën ?Vaso Pasha?;
4. Rruga ?Pjetër Bogdani? nga kryqëzimi me rrugën ?Vaso Pasha? deri në kryqëzim me rrugën ?Ibrahim Rugova?.
Ku do te zhvillohen aktivitetet
Aktivitetet do të zhvillohen në 3 zona kryesore: Përgjatë rrugës ??Kont Urani??, segmenti nga rruga ??Durrësit?? deri tek rruga ??Mihal Duri??, do të zhvillohet një minipanair libri me botime mjedisore dhe jo vetëm. Ndërkohë që rruga ??Luigj Gurakuqi?? deri tek sheshi ??Avni Rustemi??, do të shërbejë për promovimin e mjeteve ekologjike të transportit. Gjithashtu edhe disa rrugë në zonën e Ish Bllokut do të kthehen në hapësira shërbimi për njerëzit.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/neser-ne-tirane-dita-pa-makina-rruget-ku-do-ndalohet-qarkullimi/

Recommended