Ora News - Ngre siparin Festivali Ndërkombëtar i Filmit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nisi mbrëmjen e së hënës Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut. Eventi, një ndër më të rëndësishmit në kinematografinë shqiptare dhe atë botërore, bën bashkë regjisorë nga mbarë bota. 39 filmat dhe dokumentarët që do të shfaqen për publikun shqiptar trajtojnë tema delikate si radikalizmi dhe populizmi.
Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut ngriti spiarin mbrëmjen e së hënës.
Edicioni i dymbëdhjetë bën bashkë regjisorë nga mbarë bota, filmat dhe dokumentarët e të cilëve trajtojnë dy tema mjaft të mprehta si radikalzimi dhe populizimi.
Presidenti i Festivalit, Theodor Orlin, teksa ftoi qytetarët të bëhen pjesë e këtij eventi të rëndësishëm kinematografik, theksoi rrezikun që i kanoset shoqërisë nga radikalizmi.
?39 filma janë përzgjedhur të përfaqësojnë artin dhe mendimin e regjisorvë nga e gjithë bota.Temat e këtij viti janë të rëdnësishme, të gjithë jemi të vetëdijshëm sesi çështjet e radikalizimit dhe populizimit kanë ngritur shqetësim në Europë, Azi, Amerikë dhe në mbarë botën?.
Eventin, Ambasadori i prezencës së OSBE në vendin tone Bernd Borchardt, e cilësoi një forum demokratik që bën bashkë të panjohur dhe stimulon dialogun.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/kultura/ngre-siparin-festivali-nderkombetar-i-filmit/

Recommended