Ora News – Festivali Ndërkombëtar i Filmit nis me 18 shtator, do shfaqen 39 filma

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Radikalizmi dhe Populizmi janë temat që do të trajtohen këtë vit në Festivalin Ndërkombëtare të Filmit për të Drejtat e Njeriut. Eventi më i rëndësishëm në kinematografinë shqipatre do të nisë më 18 shtator dhe gjatë tij do të shfaqen 39 filma e dokumentarë.
Të hënën e 18 shtatorit do të nisë rrugëtimin një prej eventeve më të rëndësishëm në kinematografinë shqiptare, Festivali Ndërkombëtar i Filimit për të Drejtat e Njeriut.
Në këtë edicion të dymbëdhjetë do të trajtohen disa tematika të mprehta si populizimi dhe radikalizmi.
Drejtori i Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi, Kujtim Çashku, tha në konferencën për shtyp se 39 filmat pjesëmarrës pasqyrojnë diversitetin e botës.
Çashku: Janë një pjesë regjisorësh të cilët do të kenë kontakte direkte me audiencën dhe të njëjtën kohë duke qenë se tematika është mjaft delikate mendoj se do të ngjallë interesa vërtet të veçanta për të parë fenomenet se çfarë po ndodh sot me të drejtat e njeriut në Europë ku ne jetojmë, po pse jo dhe në mbarë botën. Për mua një film i fuqishëm është i barartë me një Universitet.
Presidenti i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, Theodor Orlin, tha se bota ndodhet në një moment kritik për shkat të radikalizmit dhe ekstremizimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/festivali-nderkombetar-i-filmit-nis-me-18-shtator-do-shfaqen-39-filma/

Recommended