Festivali i Filmit me metrazh të Shkurtër ngre siparin në Korçë, për herë të parë 5 filma 3D

  • 5 years ago
Festivali Ndërkombëtar i Filmit me metrazh të shkurtër ngre siparin në qytetin e Korçës. Rreth 50 filma nga 27 vende të ndryshme të botës do të shfaqen për publikun e këtij qyteti. Gjatë paradites filmat do të shfaqen në Teatrin ?Andon Zako Çajupi?, ndërsa pasdite në sheshin para teatrit, i ashtuquajtur Kulla Panoramike. Drejtori i Festivalit, Gledis Bica tregon se për herë të parë këtë vit , do të shfaqen edhe 5 filma 3D.

"Tek teatri "Andon Zako Çajup"i është çelja e festivalit, ku do të jepen filmat më të mirë Austriak. Këtë vit kemi një risi. Do të ketë filma të ashtuquajtura realiteti virtual të cilat shikohen me syze", tha Drejtori i Festivalit, Gledis Bica.

Për drejtoreshën e teatrit Zamira Kita, është kënaqësi që ky festival që do të sjellë kineastë nga shumë vende të botës, do të gjallërojë qytetin dhe do t?u japë mundësi grupeve pjesëmarrëse të njohin kulturën e qytetit të Korçës.

"Qendra e artit dhe të kulturës e bashkisë me shumë dashamirësi ka përkrah këtë festival, që artdashësit korçar të shohin filma. Filmat janë me metrazh të shkurtër por kanë një domethënie shumë të madhe dhe përcjellin një mesazh shumë të fortë", tha drejtoresha e teatrit, Zamira Kita.

Për angazhimin e këtij festivali është angazhuar edhe Qendra Rinore, për të nxitur të rinjtë e qytetit të Korçës, që të bëhen pjesë e këtij festivali.

Recommended