Report TV - Dy superministrat Ahmetaj dhe Gjiknuri, 37 fusha përgjegjësie

  • 6 years ago
Ministria e Financave dhe Ekonomisë si dhe ajo e Energjisë dhe Infrastrukturës, edhe pse me emërtime të shkurtra, duket se përfshijnë brenda tyre shumicën e përgjegjësive shtetërore të qeverisë në tërësi.

Janë të paktën 37 fusha përgjegjësie për të dyja këto ministri që nisin dhe mbarojnë me çështjet më të rëndësishme të ekonomisë, por edhe ato më të ndjeshmet.

Në mbledhjen e parë të qeverisë Rama 2 e mbajtur të mërkurën (13 shtator) u miratuan edhe vendimet respektive për të gjitha ministritë, por në sy bie ?fuqia që fshehin? superministrat Arben Ahmetaj dhe Damian Gjinkuri.

Nga investimet e thuaja, tek investimet e brendshme, koncesionet, zhvillimi urban, telekomunikacioni janë të gjitha këto të përfshira nën ?ombrellën? e ministrive të reja që kanë peshën kryesore në kabinetin e ri të Ramës.

Recommended