Report TV - Gjiknuri-opozitës: Më gjeni një vend që ka lista të hapura dhe koalicionet siç ka qenë!

  • 3 years ago
Përfaqësuesi i Mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjknuri ka shpjeguar me detaje propozimin e PS-së për hapjen e listave si dhe i ka dhënë një përgjigje opozitës së bashkuarse përse nuk mund të mbahet formula e koalicioneve ashtu siç ka qenë në ligjin e vjetër.

?I kemi duart e lidhura për të mos prishur marrëveshjen e 5 qershorit, të negociuar nga faktorë që na interesojmë që të t?i kemi pranë, të paktën të shkohet te minimumi i mosdakordësisë.

Praktika nuk e ndalon lirinë  e konkurrimit të përbashkët të disa forcave zgjedhore është lejohet që të krijojnë aleanca. Sistemi i kaluar kishte mbyllur lista dhe kishte hapur partitë, por kjo krijon pabarazi se po të kemi edhe lista të hapura dhe parti të hapur krijohet një deformim të vullnetit të zgjedhësve, se vota i shkon një koalicioni i një partie më të madhe dhe krijon deformim dhe kjo është arsyeja se përse asnjë vend i hapësirës së OSBE-ODIHR që të sjellë një moment të një vendi një model propocional rajonal me lista të hapura ose të mbyllura që ka formulimin e koalicionit siç e kemi ne.

Asnjë vend nuk e ka. Në 2008 qe një formulë politike e pagjetur kurrkund për që i interesonte forcave politike në atë kohë për të krijuar koalicion, por nuk ishte sipas standardeve.

Ndodhi një tërmet i madh politik, ndryshoi Kushtetuta, kështu që jemi të detyruar të ndryshojmë Kodin. Ku janë përfitimet e mia si parti për t?u futur në koalicion, lind problemi si do matet pesha, si do marrë fondet publike dhe formulimi që kemi bërë që partitë përcaktojnë se cilat numra në listat e tyre do i përkasë secilës parti.

Recommended