Në rrezik nisma e opozitës parlamentare për listat e hapura, dy deputetë tërhiqen nga firmat
  • 4 years ago
TIRANE- Kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Artur Roshi deklaron se së bashku me Besnik Troplinin tërhiqen nga lista e 29 deputetëve të opozitës Parlamentare që firmosën për ndërhyrjen në Kushtetutë. Ai thotë se firmosi për ndryshimet në Kushtetutë për hapjen e listave dhe jo ndalimin e koalicioneve parazgjedhore dhe vendosjen e pragut 5%, që u jep fuqi absolute dy partive të mëdha. Për këtë arsye, Roshi deklaron tërheqjen edhe në emrin e deputetit Troplini.

"Pse Balli Kombëtar Demokrat tërheq firmat nga Kërkesa për ndërhyrje në Kushtetutë? Ndërhyrja në Kushtetutë për hapjen e listave është një inisiativë e sinqertë e Opozitës Parlamentare, por që parashioh se do të ketë një përballje me pandershmërinë e pushtetit.

Të premten 29 deputetë të Opozitës Parlamentare depozituan një kërkesë për ndërhyrjen në Kushtetutë në nenet 64 dhe 68 me qëllim hapjen e listave.

Në diskutimet e mia me kolegët tentova që të bënim një kërkesë të qartë,megjithatë firmosa në një marrëveshje xhentëllmenësh se do të qëndrohej në hapjen e listave,që do të thotë se duhet ndryshuar Neni 64 i Kushtetutës dhe praragrafi i dytë i Nenit 68 ?Renditja e Kanditateve per deputet ne listat shume emerore nuk mund te ndryshohet pas paraqitjes se listes?.

Anonçimi në media se do ndërhyhet në Kushtetutë për të ndaluar koalicionet parazgjedhore dhe vendosja e pragut 5% është shqetësuese sepse tregon se dikush është i interesuar.

Këtë interes mund ta shfaqi ai që sheh se i afrohet mundësisë dhe fuqisë së kartonit për ta bërë këtë.

Kjo lloj ndërhyrjeje, do të thotë ruajtjen e statukuosë,ruajtjen e sistemit bipolar politik që është sot,ruajtjen e sistemit të pengut nga kontrolli absolut i tregut politik.
Recommended