Report TV - Deputetja e PS dhe zv/ministri me plagjiaturë? Boçi: Dy kopjacë dhe hajdutë intelektualë
  • 6 years ago
Partia Demokratike i referohet denoncimit të studiuesit Taulant Mukës, lidhur me akuzat për plagjiaturën e deputetes socialiste Blerina Gjylameti dhe të zv/ministrit të Arsimit Ervin Demo. Në një deklaratë për mediat, deputeti demokrat Luçiano Boçi u shpreh se mMinistria e Arsimit ka heshtu për këtë skandal, në vend që të merrte masa.

Në Shqipërinë e Edi Ramës, Blerina Gjylameti u jep leksione universitarëve, kurse Ervin Demo ngarkohet të kryejë reformën e arsimit të lartë. Këta dy kopjacë dhe hajdutë intelektualë, synojnë ta kalojnë me heshtje vjedhjen prej xhepistësh që kanë kryer në artikullin e tyre shkencor, sipas shembullit të narkotrafikantëve, që vijojnë punën e tyre, sa kohë interesi i tyre, është edhe interesi i Edi Ramës?

Luçiano Boçi, deputet i PD
Deklarata e plotë:

Prej disa ditësh, është bërë i njohur denoncimi publik dhe me fakte i një studiuesi të njohur dhe kërkuesi shkencor, mjekut Taulant Muka, lidhur me një botim-plagjiaturë që mban nënshkrimet e deputetes socialiste Blerina Gjylameti dhe të zëvendësministrit të Arsimit Ervin Demo.

Nga faktet publike, artikulli shkencor me titull ?Universitetet dhe transferimi i teknologjisë?, botuar në vitin 2011, rezulton se në të vërtetë nuk është punë origjinale e tyre. Ata kanë përvetësuar idetë dhe punën e të tjerëve, pa cituar burimin origjinal, duke shkelur të drejtat e autorëve dhe produktet e tyre intelektuale. Ministria e Arsimit, e cila është ftuar publikisht të deklarohet lidhur me denoncimin, ka heshtur, duke refuzuar t?u përgjigjet pyetjeve publike të vetë studiuesit Muka, por edhe interesimit të mediave dhe opinionit publik intelektual.
Recommended