Report TV - Rama i shkarkoi, Ahmetaj dhe Gjiknuri 'fshihen' pas telefonit

  • 5 years ago
Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri nuk ishin të qetë pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS dhe këtë gjë e reflektuan edhe në sjelljen e tyre përpara gazetarëve. I pari nga Asambleja socialiste del ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Në momentin kur i afrohen gazetarët, Ahmetaj bisedon në telefon dhe kështu shmang pyetjet e përfaqësuesve të medias. Të njëjtën strategji ndjek edhe Damian Gjiknuri, gjithashtu i shkarkuar nga ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Recommended