Report TV - Anti-informaliti, Ahmetaj dhe Sejko: Do merren masa për kompanitë me dy bilance
  • 6 years ago
Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në një deklaratë të përbashkët për mediat u kanë bërë thirrje kompanive të mëdha që të deklarojnë vetëm një bilanc.
Ahmetaj u shpreh se bilancet fiktive janë një nga fenomenet që jo vetëm shmangin tatimet, por sjellin shumë pasoja të tjera. ?Kompanive do u njihet vetëm një bilanc dhe jo dytë. Do të vendosim një normë të re mes bankave dhe kompanive. Niveli i kredive me probleme 14.4%, 10% më i ulët se në vitin 2013.

Me qëllim nxitjen e kreditimit të shëndetshëm kemi avancuar këtë nismë që ndihmon edhe sektorin bankar. Ky është elementi i dytë në këtë faza anti informalitetit. Bilancet fiktive janë një nga fenomenet që jo vetëm shmangin tatimet, por reflektojnë edhe pasoja të tjera, deklarimi i pagave tejet të ulëta që nuk reflektojnë realitetin duke sjellë deformime të shumëfishta. Përsëris thirrjen për reflektim nga bankat dhe sipërmarrjen, pasi përfitojnë qytetarët, por edhe qeveria politikat zhvilluese? deklaroi ai.
Recommended