Ora News – Kush është Gilman Bakalli dhe pasioni për pedalimin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Veprimtaria akademike e Gilman Bakallit është e gjatë.
Ka një kontribut për 15 vite në mësimdhënie, në fushën e letërsisë, në përkthim, komunikimin ndërkulturor, dhe teorive të komunikimi.
U diplomua në gjermanistikë në universitetin ?Luigj Gurakuqi? të Shkodrës. Vitet e fundit Bakalli u angazhuar si pedagog në universitetin evropian të Tiranës.
Nga viti 2005-2009 mbajti mandatin e deputetit të partisë demokratike në kuvendi të Shqipërisë, por vendosi të largohej nga grupi parlamentar pas debateve të brendshme në këtë parti.
Njohur për mënyrën e veçantë e të shkruarit, për polemikat e ngrita në artikujt e tij, Bakalli dashuronte edhe lartësitë, pedalimin edhe kur Tirana nuk ofronte siguri në infrastrukturë.
Mes dhimbjes dhe kujtimeve, miqtë publikuan momente nga pasionet e tij duke shprehur ngushëllime për familjen, Ora News sjell një prej intervistave ku Bakalli tregon se pedalon 6 km në ditë dhe një arsye gati e pazakontë përse biçikleta qëndronte në zyrën e tij.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kush-eshte-gilman-bakalli-dhe-pasioni-per-pedalimin/

Recommended