Ora News – Të shkruash mirë shqip, MAS ndan në gjimnaz Gjuhën Shqipe nga Letërsia

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Klasat e 10-a në të gjithë vendin po mësojnë për herë të parë lëndën e Gjuhës Shqipe të ndarë nga Letërsia. Projekti i pilotuar në këtë klasë do të shtrihet në vitet e ardhshme edhe në klasat e 11 dhe të 12. Ministria e Arsimit rikthen kështu pas 32 vitesh lëndën e Gjuhës Shqipe në gjimanazet e vendit, pas konstatimve se të rinjtë dalin nga bankat e shkollës më probleme të theksuara në drejtëshkrim apo gramatikë. Keto mangësi në formimin gjuhësor janë të dukshme edhe në Universitete, ndaj nisma e Ministrisë së Arsimit mbështetet edhe nga akademikët.
Gabimet ne drejtëshkrim, gramatikë dhe në tërësi mangësitë në formimin gjuhësor të nxënësve detyrojnë autoritetet e arsimit të rikthejnë pas 32 vitesh në shkollen e mesme mësimin e lëndës së Gjuhës Shqipe, veçmas të ndarë nga letërsia.
Nxënësja: Duke ditur që kemi probleme edhe në të folur, atëherë imagjino sesa probleme kemi dhe në të shkruar, tani që kanë dalë dhe shkurtimet. Besoj se është diçka shumë e mirë që është futur dhe gramatika e Gjuhës Shqipe.
Për mësuesen e Gjuhës Shqipe me një përvojë shumë vjeçare si arsimtare Merita Gruda, ndarja e lëndëve është nevojë për thellimin e njohurive të secilës prej tyre dhe elemininim e gabimeve në shkrimin e gjuhës amë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mas-ndan-ne-gjimnaz-gjuhen-shqipe-nga-letersia/

Recommended