Ora News – Manifest kundër dhunës ndaj gruas

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shoqëria Civile ka manifestuar në Sheshin Skenderbej, kundër dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave. Në manifestim krahas grave me dhe pa profesion u bashkuan edhe disa artistë dhe politikane. Deputetja Vasilika Hysi, tha se reforma në drejtësi ka krijuar mekanizma mbrojtës ndaj dhunës në familje, por ajo tha se shoqëria duhet të jetë aktive dhe të kujdesen që këto mekanizma të funksjonojnë.
Hysi: Ne duhet të punojmë fort jo vetëm për të zbatuar reformën në drejtësi që ka krijuar mekanizma shumë të mira për të mbrojtur viktimat, por ne duhet të punojmë sëbashku dhe të kemi gjithë mbështetjen e të gjitha grave dhe burrave në politike për të harmonizuar më mirë ligjet, që këto ligje të jenë funksionale.
Aktorja Ema Andrea, tha se gratë nuk duhet të kenë turp të denoncojnë dhunën ndaj tyre, ndërsa kishte një mesazh për gjithë dhunuesit:
Andrea: Mos kini turp të denonconi, askush nuk ka të drejtë tju ndalojë të jetoni. Turpin e mban dora e tij që dhunon. I dashur dhunues, me grushtin që më dhe, me dorën që ngrite nuk më vrave vetëm mua, vrave nënën tënde, vrave motrën tënde, vravre qytetin tënd, ndërtesat, kombësinë tënde.
Një mesazh kundër dhunës në familje kishte edhe aktori Gazmend Paja.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/manifest-kunder-dhunes-ndaj-gruas/

Recommended