Ora News – LSI “ndez” motorët, opozitë të fortë dhe pa kompromis ndaj “Rama ll”
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fillimi i sesionit të ri parlamentar dhe konstituimi i qeverisë së re ka bërë që Lëvizja Socialiste për Integrim të mbledhë Kryesinë nga ku u mor vendimi për ristrukturimin e saj dhe zgjodhën drejtuesit e rinj të grupit.
Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë, nënkryetari i saj Luan Rama premtoi opozitë të fortë dhe pa kompromise.
Luan Rama: Ne do të bëjmë që përmes angazhimit tonë jo vetëm të jemi zëri i shqetësimit dhe i interesit qytetar por që qytetarët të na vlerësojnë, të na besojnë dhe të na duan për shkak të asaj çka ne çdo të bëjmë për ta.
Ndërkohë i pyetur për qeverinë ?Rama ll?, nënkryetari i LSI-së dha këtë përgjigje:
Luan Rama: Përsa i përket projektit të mazhorancës, le ta themi kështu, për qeverinë dhe për gjithçka tjetër që lidhet me organizimin dhe nivelet e përfaqësimit të saj në drejtimin e Kuvendit në do të gjykojmë, do të vendosim dhe do të shprehemi kur të vijë koha kushtetuese apo kur të gjendemi përballë detyrimit kushtetues për të vendosur dhe për të votuar për ta.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lsi-ndez-motoret-opozite-te-forte-dhe-pa-kompromis-ndaj-rama-ll/
Recommended