PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet/ Zbardhet urdhri për strukturat

  • 5 years ago
Nesër do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste ku pritet që të merren disa vendime të rëndësishme, mes të cilave edhe për përgatitjet për zgjedhjet lokale të 2019. Report Tv ka zbuluar kalendarin e veprimtarive kryesore organizative të strukturave të partisë socialiste për zgjedhjet, që pritet të miratohet nesër. Në dokumentin e siguruar nga gazetarja Esiona Konomi PS kërkon nga degët që brenda 15 janarit të dorëzojnë regjistrin e anëtarësisë, ndërsa deri në fund të muajit të parë të vitit të ri të plotësohet dhe dorëzohet struktura e plotë e rrjetit të koordinatorëve.

Deri në mars urdhërohet të përfundojë procesi për riformatimin e organizatave socialiste. E ndërsa në 30 mars do të mbahet Kongresi i PS, në vazhdim zyrtarisht veprimtaria e kësaj force politike do të vendoset në shërbim të zgjedhjeve vendore. Në dokument specifikohet kërkesa për bindjen e të lëkundurve përmes takimeve derë më derë. Duke u ndalur te kandidatët për zgjedhjet lokale, PS kërkon nga degët organizimin e takimeve elektorale me kandidaturat për kryetarë të bashkive, përfaqësues të PS. Zgjedhjet lokale do të zhvillohen në datë 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Recommended