Ora News – Rradhë për librat, fluks në pikat e tregtimit të botimeve shkollore

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shitja e librave shkollorë edhe këtë vit po shënon fluks dhe rradhë të gjata në pikat e licensimit nga Ministria e Arsimit. Orët e pritjes bëhen më të vështira në kohën kur temperaturat janë ende të larta. Ndërsa nxënësit që blejnë librat shkollorë, thonë se nuk ka mungesë të titujve të tyre.
Shitja e librave shkollorë po shoqërohet me rradhë të gjata pritje të nxënësve dhe prindërve.
Fluksi po shënohet që në ditët e para të tregtimit të librave, pasi një pjesë e prindërve mendojnë se deri në fund nuk do të arrijnë të plotësojnë të plotë paketën e botimeve shkollore.
Për ata që kanë depërtuar në këto rradhë të gjata, thonë se nuk ka mungesa të teksteve, ndërsa çmimet janë thuajse të njëjta me ato të një viti më parë.
Tregtimi i librave bëhet pranë pikave të licensimeve nga Ministria e Arsimit, që janë librari, kancelari pranë shkollave përkatëse.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rradhe-per-librat-fluks-ne-pikat-e-tregtimit-te-botimeve-shkollore/

Recommended