Vëzhgimi i Report TV, Sheshi “Skënderbej” pa kamera sigurie

  • 7 years ago
Një ndër sheshet më të frekuentuar në Tiranë por edhe në Shqipëri nuk ka kamera sigurie. Bëhet fjalë për Sheshin Skënderbe I cili nuk është I mbuluar nga kamera sigurie publike, por as nga kamera të bizneseve dhe institucioneve që ndodhen përreth tij.

Një vëzhgim i Report TV zbuloi se asnjë institucion nuk ka vendosur kamer sigurie për të filmuar qendrën e Tiranës.

Një ndër zonat me shumë lëvizje, sidomos gjatë mbrëmjes, nuk ka kamera, duke shkelur në këtë mënyrë ligjin për ?Masat Shtese të Sigurisë Publike?.

Pika 1 e nenit 5 të këtij ligji thotë se: ?Subjektet publike marrin masa shtesë sigurie në sheshe të hapura, parqe, kënde të lojërave, parkime, në mjedise të hapura apo të mbyllura, që kanë në administrim apo pronësi dhe që, sipas vlerësimit të Policisë së Shtetit, përbëjnë burim rreziku të shtuar për rendin dhe sigurinë publike?

Recommended