Report TV -Vëzhgimi i Report Tv, pa kamera sigurie janë dhe dy porta të tjera

  • 8 years ago
Porta e Karburanteve në aeroportin ndërkombëtar ?Nënë Tereza? ku u futën grabitësit të cilët mesditën e 30 Qershorit arritën të marrin 1 milionë euro nën kërcënimin e armëve, nuk është e vetmja pa kamera sigurie.

Report Tv sjell një vëzhgim ekskluziv të të gjithë perimetrit të aeroportit ku rezulton se, pa kamera dhe sistem sigurie janë dhe dy porta të tjera shumë pranë pistës së avionëve.

Dy dyert pa kamera janë, porta Veriore dhe ajo Jugore e aeroportit. Këto dy dyer ruhen vetëm me një dry dhe zinxhir, por s?ka sistem kamera sigurie po ashtu s?ka dhe sistem alarmi. Këto porta janë me hapje mekanike dhe jo të telekomanduara.

Recommended