Me celularë në dorë dhe pa kasketë…30% më shumë aksidente me motor (Vëzhgimi i Report TV)

  • 4 years ago
TIRANË- Me celularë në dorë dhe pa kasketë?Kjo papërgjegjshmëri e përsëritur e drejtuesve të motoçikletave ka ngritur në këmbë policinë rrugore në të gjithë Shqipërinë. Report TV mëson se prej disa ditësh efektivët kanë kthyer sytë nga motorët, ku vetëm në 24 orët e fundit nga 1120 motorë të kontrolluar në të gjithë vendin, 625 kanë rezultuar me shkelje.

Aksioni për motorët, shifrat në 24 orët e fundit
1120 motorë të kontrolluar në të gjithë vendin
625 drejtues kanë rezultuar me shkelje
202 drejtues të pa pajisur me kaskë mbrojtëse
56 drejtues lëviznin pa dokumentacion
21 motorë u bllokuan, u arrestuan 21 drejtues

Por përse pikërisht ky aksion i gjerë i ndërmarrë nga Policia Rrugore?

Gjashtë muajt e parë të këtij viti kanë pasur 30% më shumë aksidente se një vit më parë, në të cilat janë përfshirë motorët dhe biçikletat, konkretisht 43 aksidente me motomjete dhe 26 me biçikletë. Qytetet më problematike janë Fieri dhe Tirana, ku Report TV sjell momente nga operacioni i policisë nga një vëzhgim i kryer në kryeqytet.

Recommended