Pa Gjurme- Vërshojnë qytetarët/ Sallonet dhe berberhanet hapur, më shumë kërkesa për…
  • 4 years ago
Sot nisën punën të gjitha parukeritë dhe berberët, por jo të gjithë i kanë respektuar masat e vendosura në protokollin e ministrisë së Shëndetësisë. Nga një vëzhgim në Tiranë jo në të gjitha rastet berberët kanë respektuar distanca 2 metra mes klientëve, apo pajisjen me qese njëpërdorimshme për këpucët e klientëve. Nga vëzhgimi duket se parukeritë janë më të kujdesshme. Do të ushtrojnë aktivitetin e tyre nga ora 5 e mëngjesit deri në 17.30 të pasdites. Së pari duhet të garantojnë dezinfektim të ambientit. Duhet të sigurojë ruajtjen e distancës 2 metra mes klientëve. Punonjësit në parukeri duhet të jenë të pajisur me maska dhe doreza si edhe klientët. Në hyrje të subjektit, klienti do të pajiset me veshje plastike qese njëpërdorimshme për këpucët. Karriget, poltronat ku ofrohen shërbimet duhet të vishen me mbështjellëse letre njëpërdorimshme. Subjektet do të përdorin peshqirë të paketuar dhe çdo klient duhet të trajtohet me peshqir të pastër. Të gjitha pajisjet duhen sterilizuar dhe dezinfektuar pas çdo procesi. Prenotimi për shërbimin do të bëhet online. Në ambientet e biznesit duhet afishuar protokolli i verdhë me të gjitha rregullat. Nuk duhet të lejohet në subjekt asnjë person që ka simptoma të COVID-19. Asnjë person me temperaturë 37.5 nuk duhet të lejohet të hyjë në subjekt. Rekomandohet shmangia e parasë cash dhe ofrimi shërbimeve me pagesë me kartë krediti. Në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetës brenda zonave të gjelbra me automjet privat duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njëjtës familje.
Recommended