Report TV -Fier/Rrugët në zonat turistike pa standarde sigurie, rrezik për drejtuesit e mjeteve

  • 4 years ago
Segmentet rrugore që lidhin dy bregdetet e Fierit, Semani/Derëzezë dhe zonat turistike me rrugët kombëtare janë pa standarde sigurie.

Në prag të sezonit turistik Report Tv ka bërë një vëzhgim në kryqëzimin e rrugëve kryesore. Ajo çfarë konstatohet lehtësisht është mungesa e tabelave orientuese, për t'u treguar turistëve destinacionet.

Rruga që të çon në Darëzezë, përveçse e ngushtë është dhe mjaft e dëmtuar. Në këtë rrugë nuk ka asnjë sinjalistikë dhe as ndriçim, duke sjell rrezik për drejtuesit e automjeteve.

?Edhe një tabelë që ka qenë te ura është fshirë dhe nuk duken ato që kanë qenë të shkruara. Tabela e parë që merr kthesën për në Darëzezë. Orientohemi vetëm duke ndaluar?, shprehen shoferët.

Urës së Darëzezës i janë vjedhur dhe dëmtuar barrierat mbrojtëse metalike duke u kthyer në burim aksidentesh. Në kushte të tilla, nevojitet ndërhyrja e menjëhershme e Bashkisë, e cila në kuadër të masave që ka marrë për sezonin turistik do duhet t'u sigurojë pushuesve  infrastrukturën e duhur.

Recommended