Ora News - Tirane - Rikonstruksioni, shkolla “Siri Kodra” do të jetë gati në shtator

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në prag të nisjes së vitit shkollor, bashkia e Tiranës po vijon rikonstruksionin e shkollave.
Kryebashkiaku, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga deputeti i PS, Ervin Bushati, inspektoi punimet që po kryhen në shkollën ?Siri Kodra?, prej nga siguroi se gjithçka do të jetë gati në shtator, për të mirëpritur 600 nxënësit që mësojnë këtu.
?Jam shumë i kënaqur që të paktën në një njësi të Tiranës po mbyllim rikonstruksionin e të gjitha institucioneve arsimore. Kemi qenë në çdo çerdhe, në çdo kopsht, në çdo shkollë, po mbarojmë punë te ?Siri Kodra?, që viti shkollor të na gjejë gati. Gjithashtu, edhe Shkolla e Kuqe është në përfundim e sipër, ndaj mund të themi me gojën plot se ka filluar kompletimi, një nga një, i njësive të Tiranës me të gjitha institucionet arsimore. Do të punojmë gjatë gjithë muajit gusht, pa ndërprerje, edhe ditët e para të shtatorit, për t?u siguruar që të mbyllim të gjitha kantieret e hapura në Tiranë?

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/rikonstruksioni-shkolla-siri-kodra-do-te-jete-gati-ne-shtator/

Recommended