Ora News – Arrestohen hajdutët “policë”, vidhnin qytetarët në Malin e Robit

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy persona të maskuar si policë janë arrestuar në Golem të Kavajës pasi vidhnin qytetarët duke u shtirur si policë.
Policia e Kavajës informon se ?në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasve Fatjon Ahmetaj, 30 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe Ermir Bollmoshi, 26 vjeç, të dy banues në Kavajë. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë i mundur pasi më datë 30.07.2017, këta shtetas janë identifikuar tek ?Mali i Robit? në Golem, si punonjës policie tek shtetasit E.Gj., 17 vjeç dhe E. H., 17 vjeç, të cilëve ju kanë marrë çantat e krahut dhe 3 telefona celularë?
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dokument i rremë me logon e Policisë së Shtetit dhe 3 telefona celularë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/arrestohen-hajdutet-police-vidhnin-qytetaret-ne-malin-e-robit/

Recommended