Vidhnin xhamite e fshatrave, ne pranga hajdutet (16 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000

Janë kapur nga policia 10 persona që kanë vjedhur në xhami në rrethin e Kavajës. Safet dhe Fatime Aliu nga Kavaja dhe Kujtim Frexhe nga Shkodra, janë kapur në flagrancë në pazarin e Fierit teksa shishnin tapete dhe sixhade të vjedhura nëpër xhamitë e 10 fshatrave të Kajavës. Për gati 3 muaj, grupi prej 3 vetash futej natën në objektin e kultit të besimtarëve myslimanë.
Në xhamitë e Golemit, Luzit të Vogël e të tjerë, kanë mbetur vetëm muret pas grabitjeve të këtyre personave. Vjedhja e xhamive nga ku merreshin dhe objektet ishte bërë një epidemi në fshatrat e kësaj zone. Për të humbur gjurmët, i shisnin orenditë larg Kavajës, por policia arriti të bjerë në gjurmët e hajdutëve duke i kapur në tregun e orendive në Fier teksa shishnin gjërat e grabitura./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended