Shperndante heroine, ne pranga i riu dhe bashkepunetorja e tij (8 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Një shpërndarës droge dhe bashkëpunëtorja e tij kanë rënë sot në rrjetën e policisë me 100 doza heroine në xhep. Arben Saçe 30 vjeç dhe Dallëndyshe Rexha janë kapur në afërsi të disa pallateve në Tiranën e Re ku po prisnin klientët e tyre për t'i furnizuar me mallin e bardhë. Forcat Shqiponja, pasi kanë gjetur një të ri në gjendje kritike që sapo ishte injektuar me dozën e tij të heroinës, kanë arritur të nxjerrin nga i droguari vendndodhjen e shpërndarësit.
Menjëherë kanë rënë në mënyrë të befasishme në rrjetën e forcave të policisë personi dhe bashkëpunëtorja e tij. Në flagrancë së bashku janë kapur me sasinë e heroinës të paketuar në doza të vogla, e gatshme për t'u shitur./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended