Si Kombinati Metalurgjik i Elbasanit "bashkejeton" me predhat dhe bombat (20 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
200 copë predha të përmasave të mëdha, bomba si dhe silure,ndodhen në gjendje të pa çaktivizuar brenda Kombinatit Metalurgjik në Elbasan. 2 ditë më parë nga shpërthimi i një predhe u plagos rëndë shoferi i një kamioni. Shpërthimi erdhi si pasojë e djegies aty pranë të një rrote makine. Këto materiale të cilat janë vjedhur gjatë trazirave të vitit 1997, gjenden në këtë gjendje fare pranë uzinës së çeliqeve.
Megjithëse në rast shpërthimi parashikohet katastrofë, deri tani askush nga organet e prefekturës, Drejtorisë së Policisë apo Forcave Ushtarake nuk ka bërë asgjë. Asnjë ekspert nuk e ka marrë rrugën për të bërë çaktivizimin e këtyre materialeve. Paniku i ngjarjes së dy ditëve më parë ka pushtuar jo vetëm metalurgët pasi këto materiale mund të hedhin në erë gjysmën e metalurgjikut./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended