Vlorë, sekuestrohen 420 doza heroinë dhe 2000 $ false, në pranga 3 persona

  • 6 years ago
Operacioni i koduar ?Circle? është finalizuar me sukses nga policia e Vlorës në bashkëpunim me atë të Fierit.

Janë arrestuar në flagrancë 3 persona të cilët vinin nga qyteti i Fierit dhe shpërndanin heroinë në Vlorë. Jetnor Xhelaj, 48 vjeç, lindur dhe banues në Visokë-Fier, Arjan Mejdani, 44 vjeç, lindur dhe banues në Ballsh-Fier, (iu sekuestruan në banesë 17 doza kanabis), Reni Hasanaj, 31 vjeç, lindur dhe banues në Ballsh-Fier.

Këta shtetas e ushtronin aktivitetin e tyre kriminal të shpërndarjes së heroinës kryesisht pranë poliklinikës në lagjen ?Hajro Çakërri? Vlorë.

Në momentin e kapjes nga Policia, shtetasve u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 420 doza heroinë, 2000 dollarë të falsifikuar, 25 tableta metadon, 1 peshore elektronike si dhe mjeti tip ''Audi'', me të cilin qarkullonin.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale ?Prodhim, shitja e narkotikëve? dhe ?Falsifikimi i monedhave?, parashikuar nga nenet 283/2 dhe 183 të Kodit Penal.

Recommended