Telekom ndryshon numrat telefonik (1 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000

Sot në të gjithë Tiranën telefonat patën probleme. Sipas specialistëve të Telekomit kjo ndodhi sepse ndryshuan numrat, nga 5 në 6 shifror. Duke qenë se të gjithë formonin numrin e vjetër, rrjeti ngarkohej dhe bllokohej. Për ndryshimin e numrave, nëndrejtori i Telekomit të Tiranës Isuf Kore, thotë:
"Aktualisht do të ndodhë kështu, numrat nga 20 000 deri tek 51 999 dhe 56 000 deri tek 58 999 do ti shtohet numri 2 para kurse grupi tjetër 52 000 deri në 59 999 dhe 60 000 deri në 79 999, do t'i shtohet numri 3 para."
Problemet më të mëdha ndodhën paradite, por specialistët parashikojnë që bllokimi do të ketë gjatë gjithë kohës. Ato do të vazhdojnë sa kohë ne të mësojmë të përdorim numrat e rinj./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/