Telekomi numrat e rinj të telefonit - (13 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Numrat e rinj telefonik në Tiranë. Procedura që duhet të ndjek çdo qytetar për të patur një numër të ri në shtëpi është e thjeshtë. Çdo qytetar duhet të bëj një fletë kërkesë për numër të ri telefonik të paraqitur në zyrat e Telekomit Shqiptar, por vështirësit qëndrojnë në realizimin e saj. Qytetarët ankohen se kanë vite që kanë bërë kërkesë për numër telefonik dhe punonjëset e telekomit nuk i pergjigjen. Pritet që Telekomi të shtojë 35 numra të rinj telefonik në Tiranë, për këtë flet edhe nëndrejtori i Telekomit Shqiptar Petri Dedi.

Petri Dedi:- ?Shtimi prej 35 mijë numrash telefonik në Tiranë është një sasi e konsiderushme. Mendojmë se do të ketë një plotësim rreth 60% të kërkesave të qytetarëve. Pas kërkesës që ka bërë qytetari për numër të ri shikohet edhe ana teknike nëse ka linjë telefonike në atë zonë urbane ku ndodhet abonenti dhe pastaj lidhet kontrata e abonimit?.

Procedurat e marrjes së një numri sipas listës së Telekomit asnjëherë nuk kanë zgjatur me ditë por me vite. Rritja e kapacitetit të numrit shumë pak njerëz largon nga lista e kërkesave./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti

Recommended