Sa mish konsumon ne vit nje shqiptar (15 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
41.5 kilogramë mish në vit konsumon mesatarisht secili prej nesh. Në një vit ne hamë 110 ton mish vendas dhe 23 të huaj. Më i pëlqyeri është mishi i viçit, ndërsa më pak përdoret derri i cili më shumë bëhet sallam. Zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit, Artur Galanxhi shpjegon:
"Sipas traditës që ka Shqipëria po të krahasosh dhe me manualet europiane konsumi i shqiptarëve ndaj mishit është më shumë konsum i të imëtave ku pesha e konsumit të mishit të pulës dhe mishit të derrit është shumë e vogël në krahasim me Europën. Europa më shumë ka konsum të mishit të derrit."
Në të gjithë vendin janë rreth 380 fermerë që rrisin bagëti për mish. Thertoret shtetërore nuk ka më. Tani kasapët janë vetëm privatë. Njëri prej tyre shprehet se preferohet mishi i viçit dhe ai i qingjit. Nga jashtë vijnë kryesisht mishi i shpendëve dhe ai i derrit./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended