Turizmi shqiptar, rritet numriri turisteve te huaj ne Shqiperi - (25 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Sivjet në Shqipëri kanë shkelur tre herë më shumë turistë se vitet e tjera. Këtë informacion e jep kryetari i komitetit të turizmit Sherif Bundo. Bundo vëren se në vendin tonë janë regjistruar rreth një milion turist të huaj. Është shtuar numri i pushuesve nga Kosova dhe Maqedonia. Ndërkohë duket se të huajt ende i frenon taksa e hyrjes prej 57 dollarësh. Për këtë taks Bundo shpjegon:

Sherif Bundo:- ?57 dollarë, ne si Komitet i Zhvillimit të Turizmit, e konsiderojmë që duhet ndryshuar. Ne kemi ndërmarrë njëkohësisht iniciativat tona, si dhe kemi përkrahur, iniciativa të ndërmarra nga autoritete të tjera deri dhe nga deputet, për të përcjellë mesazhin, që jemi ne vendi i interesuar për të pritur dhe për të stimuluar flukse të të huajve që vijnë për të pushuar në Shqipëri dhe nuk mund të vendoset reciprociteti në çdo rast. Politikat që synojnë nxitjen e flukseve turistike me prejardhje nga këto vende, të detyrojnë të pranosh që kjo tarifë duhet reduktuar ose duhet hequr fare?.

Pikat më të preferuara janë brigjet e Adriatikut dhe Jonit, por në këtë stinë nuk kanë munguar të huajt që kanë pëlqyer më tepër malet tona. Voskopoja, Llogoraja dhe pikat ku mund të bëhet alpinizëm sivjet kanë filluar të frekuentohen krahas plazhit./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended