Amerikanet e Bondsteel-it (11 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Ky është kampi ushtarak amerikan Bondsteel. Rreth 5 mijë trupa amerikanë jetojnë në këtë bazë ushtarake që është një ndër më të mëdhatë në botë. Trupat amerikane të KFOR jetojnë këtu që më shumë se një vit, por në këtë kamp vazhdohet të ndërtohet edhe sot. Qyteti i disa mijërave banorëve të tërheq jo vetëm me mjetet luftarake, por dhe me një sërë qendrash të tjera që ndodhen këtu për të ndryshuar jetën e amerikanë të Bondsteel-it.
Këtu mund të shikosh jo vetëm helikopterë luftarakë, por dhe shumë mjete të tjera të ushtisë më të fortë në botë. Kompania më e madhe amerikane e ndërtimit punon prej shumë vitesh për ushtrinë amerikane. Jo vetëm kaq, por rreth 3000 lokalë janë të punësuar këtu 24 orë në shërbim të amerikanëve. Bondsteel shquhet për shkallën e lartë të sigurisë. Grupet ekstremiste, rreziqet islamiste dhe shumë të tjera, bëjnë që të presësh më shumë se 30 minuta për t'u futur në kamp pas një kontrolli tepër të kujdesshëm.
Këto janë disa nga armët e konfiskuara amerikane të cilat kanë këtë fund. Amerikanët mund të kenë në Kosovë një bazë ushtarake të palëvizshme që do ti jepte fund polemikave për mbajtjen e bazës në Gjermani apo asaj të Greqisë./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/