Nisin ndertimet per kinemane e re "Millenium 2" (16 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
"Millenium 2", kështu do të quhet kinemaja e re që do të ngrihen në ish kinemanë e qendrës kulturore të fëmijëve, pranë ish residencës së Mbretit Zog. Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve Edi Rama dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Limpreht, sëbashku me përfaqësues të shoqërisë investitore "IDA", kanë inaguruar sot fillimin e këtyre punimeve.
Mjedisi modern parashikon ngritjen e sallës së re, ndërkohë që ambientet e tjera të kësaj ngrehine do të shërbejnë për tregtimin e librit dhe videokasetave origjinale. I gjithë investimi kap shifrën e 300 mijë dollarëve. Në përshëndetjen e këtij inagurimi, Ambasadori i SHBA Limpreht ka uruar Bankën Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim, si dhe investitorët e shoqërisë "IDA" për rindërtimin e kinemave Millenium në vendin tonë.
Ai është shprehur se në këtë rast vlen të përmendet edhe e drejta e autorit e cila po ruhet më së miri për ardhjen e filmave hollivudiane në Shqipëri. Ndërsa ministri i Kulturës Edi Rama e ka cilësuar restaurimin e kësaj ndërtese të degraduar si një mundësi më tepër për t'i shërbyer argëtimit në Tiranë./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended