Shetitorja e Memaliaj do te marre pamje te re (19 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Shëtitorja e Memaliaj pritet të jetë gati në fillim të nëntorit të sivjetëm. Ajo do të jetë 500 metra e gjatë dhe 11 metra e gjerë. Pjesa më e vështirë për të ishte prishja e ndërtimeve ku do të kalonte rruga. Projekti i shëtitores u realizua me paratë i buxhetit të shtetit dhe ato të Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Përveç asfaltimit dhe rregullimit të trotuareve, në të përfshihet sistemi i ujërave të bardha dhe të zeza, ndriçimi dhe vendosja e kabllove elektrike.
Firmat që po kryejnë këto punime po presin që Fondi i Zhvillimit të japë paratë. Për korrikun dhe gushtin janë dhënë mbi 5 milion lekë të reja, ndërkohë që paratë e premtuara janë 4 herë më shumë. Gjithashtu për këtë projekt nuk është përfshirë kabulli i nëndheshëm 6 mijë volt i cili nëse nuk spostohet rrezikon mjaft punimet./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended