Monumentet kulturore tani do te kene kujdestare (2 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Në këtë dekadë nuk kanë munguar historitë e vjedhjeve dhe dëmtimit të monumenteve në vendin tonë. Sipas drejtorit të Institutit të Monumenteve Artan Shkreli, që nga fillimi i viteve '90 janë hequr kujdestarët dhe rojet e monumenteve. Tani një vendim qeverie rikthen edhe kujdestarët edhe rojet pranë kësaj pasurie kombëtare. Këtë vendim drejtori Shkreli e komenton kështu:
"Nuk mund të lihet një manastir në majë të malit për vite të tëra, pa asnjë lloj personi i cili duhet të interesohet nga lart ose nga afër. Është bërë një gabim shumë tragjik në fillim të viteve '90 kur Ministria e Kulturës e asaj kohe hoqi rrjetin e kujdestarëve dhe me qindra monumente shqiptare u lanë në mëshirë të fatit. Kryesisht e kanë pësuar monumentet që janë larg rrugëve të komunikacionit në zona të thella malore dhe informacioni se çfarë ndodhte me to ka qenë krejtësisht sporadik dhe i rastësishëm. Ne kemi një vit e gjysmë që po përpiqemi në bashkëpunim me Drejtorinë e Trashëgimisë Kulturore të Ministrisë së Kulturës për të sensibilizuar qeverinë për të rivendosur përsëri kujdestarët."
Pra shumë shpejt pranë muzeve, kalave, manastireve do të vendosen 60 kujdestarë dhe 20 roje të armatosur. Ata do të kujdesen dhe do të përgjigjen që pasuria, ajo që ka mbetur nga memoria jonë historike, të mos rrënohet dhe të vidhet më tej./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/