Ora News – Tiranë, babë e bir arrestohen me kanabis, ja si policia i zbuloi drogën

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Babë e bir janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi në banesën e tyre i janë sekuestruar një sasi prej 55 kilogramë kanabis sativa.
Operacioni i koduar ?END OF JULY? është zhvilluar në sajë të informacioneve që dispononte policia për shitje të sasive të konsiderueshme të lëndës narkotike që kryhej në zonën e Kamzës.
Policia sqaron se: ?Më datë 31.07.2017, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative, shtetasit e dyshuar janë konstatuar tek qendra tregtare ?Casa Italia?, duke lëvizur me automjetin tip ?Ford Focus?, të cilin e drejtonte shtetasi Avni Elezi. Nga ana e shërbimeve të policisë është bërë ndalimi i mjetit, ku janë vënë re lëvizje të dyshimta të drejtuesit të mjetit dhe menjëherë është bërë kontrolli fizik i automjetit, ku në sediljen e pasme të pasagjerit është gjetur një letër e bardhë brenda të cilës kishte bimë ngjyrë jeshile me erë karakterstike si ajo e lëndës narkotike ?Cannabis Sativa?. Duke qënë në kushtet e flagrancës shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Avni Elezi, ku gjatë kontrollit të ushtruar në prezencën e babait të tij Bajram Elezi, në korridorin e një magazine janë gjetur dy fuçi ngjyrë të kuqe brenda të cilave kishte bimë ngjyre jeshile me erë karakteristike si ajo e ?Cannabis Sativa?.
Në kushtet e flagrancës nga ana e seksionit të narkotikëve është bërë arrestimi i shtetasve Avni Elezi, 34 vjeç dhe Bajram Elezi, 66 vjeç, atë dhe bir, banues në fshatin Mener.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tirane-babe-e-bir-arrestohen-me-kanabis-ja-si-policia-i-zbuloi-drogen/

Recommended